Të studiohet konvergjenca e integralit jo të zakonshëm:
∫₀^∞ [√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)] dx
Integrali i dhënë është integral jo i zakonshëm i përzier, sepse ka një pikë problematike në kufirin e poshtëm x = 0 dhe kufirin e sipërm të pafundëm.
Zgjidhja
HAPI 1. STUDIMI I INTEGRALIT PRANË PIKËS x = 0
Shqyrtojmë kufirin:
lim (x→0⁺) √(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)
Kur x→0⁺, termat mbizotërues janë 4x në numërues dhe 3x² në emërues. Prandaj:
√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)
≈ √(4x) / ∛(3x²)
Duke thjeshtuar fuqitë e x-it, marrim:
= (2√x) / (∛3 · x^(2/3))
= (2/∛3) · x^(1/2 − 2/3)
= (2/∛3) · 1/x^(1/6)
Meqë lim (x→0⁺) (2/∛3) · 1/x^(1/6) = +∞ atëherë x = 0 është pikë problematike.
E ndajmë integralin në dy integrale:
∫₀^∞ [√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)] dx
= ∫₀¹ [√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)] dx
* ∫₁^∞ [√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)] dx
HAPI 2. STUDIMI I INTEGRALIT NË INTERVALIN (0, 1]
Pranë pikës x = 0, funksioni sillet si:
√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)
≈ (2/∛3) · 1/x^(1/6)
Shqyrtojmë integralin krahasues:
∫₀¹ 1/x^(1/6) dx
Ky integral konvergjon, sepse integralet e formës:
∫₀¹ 1/xˢ dx
konvergjojnë kur s < 1. Në rastin tonë, s = 1/6 < 1.
Prandaj, sipas kriterit të krahasimit limit, integrali:
∫₀¹ [√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)] dx konvergjon.
HAPI 3. STUDIMI I INTEGRALIT NË INTERVALIN [1, ∞)
Kur x→∞, termat mbizotërues janë x³ në numërues dhe x⁵ në emërues. Prandaj:
√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)
≈ √(x³) / ∛(x⁵)
Duke thjeshtuar fuqitë, marrim = x^(3/2) / x^(5/3)
= 1/x^(5/3 − 3/2)
= 1/x^(1/6)
Shqyrtojmë integralin krahasues ∫₁^∞ 1/x^(1/6) dx
Ky integral divergon, sepse integralet e formës ∫₁^∞ 1/xˢ dx
divergjojnë kur s ≤ 1. Në rastin tonë, s = 1/6 < 1.
Prandaj, sipas kriterit të krahasimit limit, integrali:
∫₁^∞ [√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)] dx divergon.
PËRFUNDIMI
Pjesa e integralit në intervalin (0, 1] konvergjon, ndërsa pjesa në intervalin [1, ∞) divergon.
Meqë integrali i plotë është shuma e këtyre dy integraleve, përfundojmë se:
∫₀^∞ [√(x³ + 4x) / ∛(x⁵ + 3x²)] dx divergon.