Frekuencat

Janë dhënë pikët e 10 studentëve në një test: 2, 3, 3, 4, 5, 5, 5, 6, 7, 8 Ndërto tabelën e frekuencave absolute dhe relative.

Zgjidhja

Hapi 1 : Përcaktojmë numrin e vëzhgimeve Numri i vëzhgimeve tregon sa të dhëna kemi gjithsej. Në këtë rast, kemi pikët e 10 studentëve n=10 Hapi 2: Gjejmë frekuencën absolute Frekuenca absolute, e shënuar me \(f_i\), tregon sa herë shfaqet një vlerë në listën e të dhënave. Shqyrtojmë secilën vlerë: - Vlera 2 shfaqet 1 herë. - Vlera 3 shfaqet 2 herë. - Vlera 4 shfaqet 1 herë. - Vlera 5 shfaqet 3 herë. - Vlera 6 shfaqet 1 herë. - Vlera 7 shfaqet 1 herë. - Vlera 8 shfaqet 1 herë. Për shembull, nota 5 shfaqet tri herë në listë. Prandaj, frekuenca absolute e saj është 3. Hapi 3: Llogarisim frekuencën relative Frekuenca relative tregon pjesën që zë secila vlerë kundrejt numrit të përgjithshëm të vëzhgimeve. Formula është h_i=\frac{f_i}{n} Ku: - \(h_i\) është frekuenca relative; - \(f_i\) është frekuenca absolute; - \(n\) është numri i përgjithshëm i vëzhgimeve. Për vlerën 2 kem h_i=\frac{1}{10}=0.10 Pra, nota 2 përfaqëson 10% të pikëve të regjistruara. Për vlerën 3 kem h_i=\frac{2}{10}=0.20 Kjo do të thotë se 20% e studentëve kanë marrë 3 pikë. Për vlerën 5 kemi h_i=\frac{3}{10}=0.30 Pra, 30% e studentëve kanë marrë 5 pikë. Për vlerat e tjera, frekuenca relative llogaritet në të njëjtën mënyrë. Tabela përfundimtare \(x_i\), (f_i\),(h_i\),% 2/1/0.10/10% 3/2/0.20/20% 4/1/0.10/10% 5/3/0.30/30% 6/1/0.10/10% 7/1/0.10/10% 8/1/0.10/10% Hapi 4: Kontrollojmë rezultatet Shuma e frekuencave absolute duhet të jetë e barabartë me numrin e përgjithshëm të vëzhgimeve: \sum f_i=1+2+1+3+1+1+1=10 Rezultati është i saktë, sepse kemi gjithsej 10 studentë. Gjithashtu, shuma e frekuencave relative duhet të jetë 1: sum h_i=0.10+0.20+0.10+0.30+0.10+0.10+0.10=1 Në përqindje, shuma është 100%. Përgjigjja përfundimtare Tabela e frekuencave absolute dhe relative është ndërtuar saktë. Vlera që shfaqet më shpesh është 5, me frekuencë absolute 3 dhe frekuencë relative 30%. Interpretimi: Nga 10 studentët, 3 kanë marrë 5 pikë. Kjo përfaqëson 30% të grupit. Tabela na ndihmon të kuptojmë se si shpërndahen pikët dhe cilat vlera shfaqen më shpesh.