Zgjidhja
Mosbarazimi i dyfisht 1 ≤ x² + y² + z² ≤ 4
mund të shkruhet në trajtën 1 ≤ √(x² + y² + z²) ≤ 2
Kjo do të thotë se largesa e pikave nga origjina është të paktën 1 dhe më së shumti 2. Pra, zona ndodhet midis dy sferave:
x² + y² + z² = 1 dhe x² + y² + z² = 4.
Meqë kemi edhe kushtin z ≤ 0, përfshihen pikat që ndodhen poshtë planit OXY, si dhe pikat e planit OXY që plotësojnë mosbarazimin e parë.
Zona hapësinore është pjesa e poshtme e zonës midis dy sferave me qendër në origjinë dhe rreze 1 dhe 2, duke përfshirë kufijtë e sferave dhe pjesën e planit OXY që plotëson kushtet e dhëna.